Vrasja e 16-vjeçarit shkakton trazira në Greqi, protestuesit hedhin gurë dhe bomba molotov ndaj policisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.12.2022, 20:47

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në qytete të ndryshme të Greqisë pas vdekjes së 16-vjeçarit rom i cili u qëllua me armë nga një efektiv policie.

Një protestë e shoqëruar me incidente është zhvilluar pasditen e sotme në Propylaia, Athinë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotjsellës.

Tension ka pasur edhe në sheshin Sintagma, ku policia ka përdorur kimikate, ndërsa incidente kanë ndodhur edhe në Stadiou.

Incidente të rënda kanë ndodhur në Kamarë ku persona me kapuç hodhën dhjetëra bomba molotov ndaj policisë që kishte ngritur barrikadë në rrugën Egnatia.

Në marshimin që nisi nga sheshi i Kamarës dhe po lëviz aktualisht në qendër të qytetit, marrin pjesë ndër të tjera persona të opozitës, studentë dhe deputetë të së majtës jashtëparlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit