Karposhi e Saraji në terr, nesër pa energji elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2022, 19:23

Një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Varshavska” në Komunën e Karposhit nesër nga ora 9:00 deri në 11:00 do të jenë pa energji elektrike.

Nga ora 9:00 deri në 13:30, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të fshatit Lubin, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 14:30, konsumatorët e fshatrave Raoviq dhe Paniçar të Komunës. të Sarajit.

Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit