Autobusët privatë tërhiqen nga bulevardi “Ilinden” në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2022, 17:42

Pasdite pronarët e autobusëve privatë filluan të largojnë autobusët nga bulevardi “Ilinden”, pranë Qytetit të Shkupit, njofton TV21.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme tha se do t’i presë në bisedime pronarët e autobusëve vetëm nëse më parë largojnë autobusët nga bulevardi Ilinden që janë dislokuar aty prej ditës së premte.

Tani që e kanë bërë këtë, transportuesit privatë presin që kryeministri t’i presë në takim për t’u marrë vesh për borxhin që u ka Qyteti i Shkupit.

Transportuesit privatë kanë bllokuar Shkupin me protestat e tyre prej dy javësh. Javën e kaluar protestat ishin të dislokuar në më shumë lokacione, ndërsa më pas, prej ditës së premte u vendosën që bllokada të vazhdojë vetëm në bulevardin Ilinden.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit