Nga muaji mars rriten pensionet në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2022, 15:17

Kryeministri Dimitar Kovaçevsi paralajmëroi rritje të pensioneve nga marsi i vitit të ardhshëm.

Me buxhetin e prezantuar për Ministrinë e Punës dhe politikës Sociale i cili kap vlerën 858.3 milionë euro, 499 milionë euro do të jenë të destinuaranë Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me këto para kryeministri Dimitar Kovaçevski beri të ditur se do të ketë rritje të pensioneve edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Në fillim të mandatit tim, kam premtuar se si Qeveri do të angazhohemi për të siguruar një pleqëri dinjitoze për pensionistët tanë. Unë qëndroj për zgjidhje sistemike që japin rezultate në afat të gjatë. Kjo ishte edhe pikënisja e metodologjisë së re që po bënim për harmonizimin e pensioneve, e cila siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, e cila nuk do të varet nga vullneti apo vendimi politik i askujt. Kështu vazhdojmë në 2023.

Pensionet sërish do të rriten në mars të vitit 2023 me metodologjinë e re që e solli Qeveria, pensionet harmonizohen dy herë në vit, shtator dhe mars, 50 për qind me koston e jetesës dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare”, tha Kovaçevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit