Maqedonia merr kryesimin me A5 në vitin 2023

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2022, 14:42

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Takimin Ministror të SHBA- Karta e Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Në kuadër të takimit, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e Kartës për vitin 2023, kur dhe shënohet 20 vjetori i themelimit të saj, njoftojnë nga MPJ.

Në fjalimin e tij, Osmani e theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe nevojën e forcimit të kontributit të përbashkët rajonal në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, duke theksuar edhe mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.

“Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë me kontributin e saj aktiv në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, që është dhe prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme. Vendi ynë është fuqimisht i përkushtuar për promovimin e vlerave euroatlantike, si dhe mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Kartës në realizimin e aspiratave të tyre euroatlantike”, deklaroi Osmani

Para fillimit të Takimit Ministror të A5, thuhet në deklaratën e MPJ-së, Osmani mbajti një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në të cilën prezantoi qëllimet e kryesimit të Kartës nga Maqedonia e Veriut.

“Si Kryesues i ardhshëm i A5, tashmë po marrim iniciativë për revitalizimin e mëtejshëm të Kartës. Qëllimi është jo vetëm ta forcojmë, por edhe t’i japim A5 rolin e duhur në rajonin tonë. Në një farë mënyre, përmes një koncepti të ri, apo një narrative të re, të bëjmë një përshtatje të qëllimeve dhe misionit të Kartës, sipas sfidave të reja gjeopolitike dhe rrethanave të reja në të cilat ndodhet rajoni”, tha Osmani.

Njëherit, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e qartë të SHBA-së për rivitalizimin e A5, që është në funksion të ballafaqimit më efikas të vendeve të rajonit me sfidat aktuale, gjë që ishte temë e diskutimit edhe gjatë Dialogut Strategjik të mbajtur me Shtetet e Bashkuara në qershor, në Uashington.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit