“Mi kalo 35 mijë euro në llogari”/ Zbardhen bisedat telefonike të familjes Panzeri, “digjen” nënë e bijë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.12.2022, 14:10

Mediat italiane e cilësojnë skandalin e Brukselit si “Punë italiane” ose ndryshe “grusht shteti italian”. Familja e ish- eurodeputetit Antonio Panzeri, i cili u arrestua si pjesë e grupit të korrupsionit, është vënë në shënjestër të autoriteteve italiane dhe belge.

Bashkëshortja e tij Maria Dolores Colleoni dhe vajza Silvia janë në arrest shtëpiak, por në shtëpi të ndryshme. Ato nuk mund të kenë asnjë kontakt me gazetarë apo të afërm dhe u janë konfiskuar celularët.

Sipas një raporti të RAI, prokurorët italianë kanë rënë dakord me kërkesën për ekstradimin e të dyjave në Belgjikë, ndërsa avokati i tyre kishte tentuar të bllokonte ekstradimin, madje duke kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.

Në rezidencën e Panzerit në Bruksel, sipas informacioneve të shtypit italian, janë gjetur 500 mijë euro. 17,000 euro të tjera u konfiskuan nga policia financiare pas një bastisjeje në shtëpinë e Panzerit në një fshat jashtë Bergamos në Italinë veriore.

Në bisedat telefonike të regjistruara në kuadër të hetimit, si bashkëshortja ashtu edhe vajza diskutojnë për aktivitetet e paligjshme të ish-deputetit. Ato janë të vetëdijshme për veprimin e tij, edhe u gëzohen shumve të mëdha të parave dhe dhuratave. Ata madje marrin pjesë në transportin e "dhuratave".

Maria Colleoni në biseda të ndryshme shfaqet në ankth dhe vë në pikëpyetje hapur aftësinë e të shoqit për të kryer transportin e parave. Ajo vazhdimisht i thekson atij se ai nuk duhet të bëjë "transaksione pa qenë në gjendje ta justifikojë atë".

Ndonjëherë ishte ajo që sugjeronte se si të përdoreshin paratë, duke treguar transferimin e tyre në llogari të ndryshme. Çifti diskutojnë shpesh për përdorimin e një karte krediti që u është dhënë nga një person me pseudonimin “Gjigandi”, ndërsa 63-vjeçarja kërkon që “të futen menjëherë në llogarinë e saj 35 mijë euro”.

Bashkëshortja megjithatë dëgjohet duke i thënë Panzerit se “nuk kemi mundësi të shpenzojmë 100 mijë euro për pushime si vitin e kaluar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit