Është bërë virale një video, ku shihet një helikopter i KFOR-it, duke bartur ushqim, në drejtim të veriut të Kosovës.
Disa mediume kanë raportuar se KFOR-i po i dërgon ushqim policëve të Kosovës, në pjesën veriore, të cilët tash e tri ditë, thuhet se janë duke punuar pa e marrë ndërrimin, për shkak të barrikadave.
Kurse një pretendim tjetër është se KFOR-i po dërgon ushqim për në bazën e vet.
Nuk dihet nëse ushqimi, është i paraparë për policët e Kosovës, apo për vetë pjesëtaret e KFOR-it.
Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore