Krijohet laboratori i bebeve artificiale/ Çiftet do të zgjedhin si e duan fëmijën, lindja ndodh duke shtypur një buton

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.12.2022, 12:25

Të bëhesh prind është periudha me e bukur e jetës, teksa prindërimi le gjurmë të pakorrigjueshme te fëmijët. Ka shumë raste ku çiftet e reja, për një arsye apo një tjetër nuk mund të gëzojnë ardhjen në jetë të një fëmijë të tyre, por tashmë EctoLife u jep mundësi të dashuruarve që të përzgjedhin tiparet e një bebeje si të lexoje një menu.

E cilësuar si mitra’ e parë artificiale, EctoLife mund të rrisë deri në 30.000 foshnja në vit dhe thuhet se është bazuar në 50 vite studimesh revolucionare. Sipas mediave të huaja, në këtë laborator personat që nuk kanë aftësi të riprodhohen, mund të lindin fëmijën e tyre biologjik.

Sipas themeluesit të saj, Hashem Al-Ghaili, një bioteknolog dhe shkencëtar, në këtë vend prindërit që nuk kanë aftësi të riprodhohen, mund të lindin fëmijën e tyre biologjik dhe kjo vetëm duke shtypur një buton. “Paketa elitare” është një nga opsionet e këtij laboratori dhe lejon përzgjedhjen e gjeneve të embrionit përpara se ai të vendoset në ‘mitër’.

Gjithçka, nis nga ngjyra e syve, flokëve, gjatësia, forca, inteligjenca mund të përzgjidhen në paketën e 300 gjeneve që mund të ndryshohen. Veç pamjes, mund të shmangen edhe gjenet e padëshiruara të sëmundjeve gjenetike të trashëgueshme që fëmija të gëzojë shëndet të plotë.

Sipas OBSH, 300.000 gra vdesin nga ndërlikimet e shtatzënisë dhe Ectolife synon që të lehtësojë dhimbjet njerëzore, operacionet cezariane dhe lindjet e parakohshme. Gjithashtu, sipas saj, gratë që kanë hequr mitrën për shkak të kancerit apo një sëmundjeje tjetër do kenë mundësinë të bëhen nëna.

EctoLife ka 75 laboratorë të teknologjisë së lartë, secili me 400 ‘mitra’ brenda tyre. Secila imiton mjedisin biologjik brenda barkut të nënës dhe janë të përbëra nga një material që e mbron fetusin nga bakteret e jashtme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit