Shqiptarët paguajnë më shumë se të gjithë nga xhepi, por renditen populli i dytë në Europë, pas zviceranëve që perceptojnë se ndihen mirë me shëndet.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati 83% (80.9) e shtetasve shqiptarë mbi 16 vjeç deklarojnë se vetë-perceptojnë se janë mirë ose shumë mirë me shëndet, nga 69% që është mesatarja europiane.
Shifra i referohet vitit 2020. Meshkujt e kanë këtë perceptim më të lartë, me 84.7% të tyre që pohojnë se ndihen mirë ose shumë mirë me shëndet, përkundrejt femrave me 80.9%.
Më mirë se shqiptarët vetë perceptojnë se ndihen vetëm zviceranët, me 83.3%. Edhe për Zvicrën shifra është e vitit 2020.
Në rajon, më keq ndihen serbët, me vetëm 63.6% të popullsisë që vetë perceptohet si mirë apo shumë mirë me shëndet, Mali i Zi me 70.3%, Maqedonia e veriut (76.6%). Të dhënat për Kosovën mungojnë.
Sipas Monitor dhe të dhënat e Eurostat tregojnë se perceptimi i mirë për shëndetin është i lidhur me këtë ndjesi te moshat më të reja. 96.5% e grupmoshës nga 16-44 vjeç ndihet mirë me shëndet në Shqipëri, përkundrejt 88% që është mesatarja e Bashkimit Europian.