“Kur të kthehet ushtria serbe në Kosovë” – Serbën në Beograd me thirrje shoviniste

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.12.2022, 11:43

Mbrëmë qindra serbë u mblodhën në Beograd duke brohoritur mesazhe gjenocidale kundër Kosovës.

Kjo në shenjë mbështetjeje për grupet kriminale të cilat kanë bllokuar rrugët e veriut të Kosovës, kohëve të fundit.

Ata mbanin në duar flamuj serbë dhe këndonin këngë nacionaliste të kohës së kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Kur të kthehet ushtria në Kosovë, secili shqiptar do të vuajë”, ”Jo ndarje” dhe ”Kosova është zemra e Serbisë” ishin thirrjet më të shpeshta gjatë marshimit të serbëve në Beograd.

Protestuesit mes tjerash kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjjes së shtetit".

Mes tyre kishte edhe grupe të shumta tifozësh si “Grobari”, “Cigani” etj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit