Hajnat thyejnë veturën e këngëtares kosovare, i vjedhin para dhe dokumente

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 23:30

Këngëtarja kosovare, Nita Latifi, ka njoftuar se i është thyer vetura në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Latifi thotë se nga aty, hajnat ia kanë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash si dhe dokumentet personale.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me anë të grupit “Network Prishtina”.

Mes tjerash, Latifi i ka lutur të gjithë që nëse e gjejnë diku kuletën e saj ngjyre kafeje, të ia kthejnë dokumentet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit