Punonte në ndërtim për një jetë më të mirë, vdes në Itali 19-vjeçari nga Lezha, djalë i vetëm

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.12.2022, 20:40

Një ngjarje e trishtë, tipike e emigrantëve që largohen nga vendi i tyre për një jetë më të mirë.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një djali të vetëm, 19-vjeçar nga Lezha.

Mësohet se i riu ishte duke punuar në ndërtim në Itali kur befas ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Perugia ditën e sotme. 19-vjeçari i quajtur Aurel Doda, ishte nga fshati Fishtë i Lezhës.

Ai ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte 9 muaj që kishte shkuar në emigracion për një jetë më të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit