Përgatitet çmim i ri i energjisë elektrike në RMV

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 21:59

Tenderët për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike të MEPSO-s dhe EMV-së, do të përfundojnë për dhjetë ditë. Nëse ofertat janë të larta, atëherë qeveria duhet të japë një çmim shumë më të ulët, të ngjashëm me atë aktual. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, shton se një nga kriteret kryesore për atë në cilin drejtim do të lëvizë çmimi i energjisë elektrike për amvisëri, është se çfarë oferte do të japë EMV-ja në tenderin e EVN Home.

Rregullatori siguron se elektranat shtetërore plotësojnë 100 për qind të nevojave të amvisërive, dhe gjithçka që importohet është e destinuar për tregun e lirë, dhe nuk do të ndikojë në çmimin nga 1 janari.

“Nëse MEPSO dhe Elektrodistribucioni, humbjet e tyre të energjisë elektrike i prokuronin në tregun e lirë të energjisë elektrike, siç është bërë që nga 1 janari 2012, atëherë kostot totale të dy kompanive, në nivel vjetor do të ishin më të larta për rreth 300 milionë euro. Që kjo të mos bjerë në barrë të shtetit, EMV me urdhër të qeverisë merr përsipër t’i sigurojë këto sasi, me çmime shumë më të ulëta se çmimet e tregut”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Deri në Vitin e Ri, çmimi me të cilin shteti ia shet rrymën EVN-së për qytetarët, është 48 euro për megavat orë. Sot në bursa rryma shitet gati 10 herë më lartë, pra mbi 400 euro. Për kompanitë, institucionet dhe komunat që kanë kaluar nga një treg i lirë në treg të rregulluar, do të ketë kontrolle të posaçme, për të parë nëse i kanë transferuar matësat, për të mos abuzuar me energjinë elektrike për amvisëritë. Në fazën përfundimtare janë edhe bllok-tarifat për kompanitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit