SPAK ka dërguar këtë të hënë në gjyq dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Konkretisht prokuroria e posaçme ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarin e tij të Përgjithshëm dhe njëkohësisht ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, si edhe biznesmenët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, për veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.
E reja e kësaj çështje është fakti se në gjykim për të njëjtën dosje janë dërguar edhe strukturat që drejtohen ose janë drejtuar nga Ëngjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku e Nasip Naço.
Këto struktura kanë qenë të lidhura me dhënien e lejeve, tenderave, miratimin apo mbështetjen e kontratave për inceneratori e Elbasanit.
SPAK-u ende nuk ka arritur të shqiptarët se drejtësia e re po funksionon. Deri më tani ka vetëm një emër zyrtari të lartë, ai i Lefter Kokës, ndërsa emrat e tjerë kanë qenë 'peshq të vegjël'.
A do të jetë në gjendje që të mbërrijë deri tek “peshqit e mëdhenj” këtë herë, apo hetimet do të mbyllen?