Serbët e Mitrovicës së Veriut vijojnë të krijojnë trazira mes tyre dhe shqiptarëve. Prej ditësh ata kanë bllokuar disa hyrje rrugore dhe kanë sulmuar policinë dhe gazetarët shqiptar që kanë raportuar nga vendngjarja. Shumë vende te BE, NATO si dhe zyrtarët amerikanë i kanë bërë thurje presidentit Aleksandër Vuçiç të qetësojë qytetarët e tij.
Nga kjo situatë nuk ka munguar edhe reagimi i Rusisë, mbështetëses kryesore të Serbisë. Një zëdhënës i Kremlinit ka kërkuar zgjidhje diplomatike të konfliktit, ndonjë se nuk bënë të njejtë gjë me Ukrainën. E megjithatë Rusia i ka dal sërish në krah Serbisë duke thënë se do mbrojnë interesat e tyre.
“Ne parapëlqejmë që palët të bëjnë përpjekje të natyrës paqësore dhe që kjo situatë të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike. Ne duam të sigurohemi që të gjitha të drejtat e serbëve janë të garantuara” – ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve.
“Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Beogradit për të mbrojtur interesat kombëtare legjitime, sa i përket Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura, që kanë kulmuar me vendosjen e barrikadave pasditen e 10 dhjetorit.
Sipas "Radio Europa e Lirë", serbët lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës.