Në kërkim 9 italianë dhe një shqiptar, mashtruan me call center-at në Tiranë duke fituar 5.7 mln euro

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 12.12.2022, 18:54

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste për disa drejtorë të call center-ave të ndryshme në Tiranë. Prej tyre, 9 persona janë italianë, të dyshuar për tregti të rreme online dhe evazion fiskal.

Sipas autoriteteve fqinje, 9 shtetasit italianë dhe 1 shqiptar, janë aratisur nga Shqipëria dhe ende nuk dihet vendodhja e tyre. Me vete ata dyshohet se kanë marrë edhe 5.7 milionë euro, shumë embledhur kjo nga mashtrimi.

Italianët gjetën në Shqipëri një parajsë ku mund të kryenin biznes pa u shqetësuar, në informalitet dhe shpenzuar shumë. Denoncimet për arrestimin e tyre më së shumti janë bërë nga qytetarët e huaj të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve, sesa nga ndonjë aksion i policisë shqiptare.

Nga hetimi i kryer në bashkëpunim dhe me policinë financiare, u zbulua se call center-at funksiononin në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, duke bindur qytetarët e Bashkimit Evropian të investonin në platformat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit