Një muaj paraburgim për ish policin, Dejan Pantiq

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 17:29

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo ka thënë se Pantiq dyshohet “kryerjen e veprës penale terroriste”.

Si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të Pantiqit më 10 dhjetor, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada.

Më pas, Policia e Kosovës, duke përmendur aspektin e sigurisë, ka mbyllur dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Ndërkohë avokati i Pantiqit, Srgjan Mitroviq ka thënë për Kosova Online se prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, edhe pse është kundër ligjit. Ai shton se është në pritje të vendimit në orët në vijim.

Mitroviq ka thënë se seanca është mbajtur me video link dhe se Pantiqin nuk e ka parë drejtpërdrejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit