CNN: Kosova kërkon nga NATO të ndërhyjë pas fundjavës me tensione

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 15:52

Media prestigjoze CNN, i ka kushtuar Kosovës një artikull lidhur me ngjarjet e fundit në veriun e vendit dhe raportet Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve etnike në rritje në veriun e trazuar të vendit, shkruan sot CNN.

Në një konferencë për media në Prishtinë të dielën, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës (KFOR), forca paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, ta garantojë “lirinë e lëvizjes”, pasi i akuzoi “bandat kriminale” për bllokimin e rrugëve.

Një paqe e brishtë është ruajtur në Kosovë që kur kjo e fundit e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për ta mbrojtur shumicën shqiptare të Kosovës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës që ata i shohin si antiserbe.

Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb. Policia e Kosovës më vonë u gjend nën breshërinë e zjarrit me armë të lehta në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje, thotë komunikata e policisë së Kosovës në një njoftim për media.

Ndërkohë, një shok-bombë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar.

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës “akuzohet për kryerjen e akteve terroriste dhe sulmin ndaj rendit kushtetues”, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e akuzojnë atë për organizimin e sulmeve ndaj komisionit zgjedhor dhe policisë së Kosovës.

Pas shpërthimit të kësaj shok-bombe, BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.

"Autoritetet kosovare gjithashtu morën vendim për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për muajin prill të cilat pritej të mbaheshin fundjavën e ardhshme", raporton mes tjerash rrjeti televiziv amerikan.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të shtunën se Beogradi do t’i kërkojë KFOR-it që ta lejojë Serbinë ta vendosë ushtrinë dhe policinë në Kosovë, por pranoi se nuk ka asnjë shans për ta marrë një leje të tillë.

Të dielën, Vuçiç tha se Serbia kërkoi lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës, por gjithashtu kërkon t’i zbusë tensionet në rajon, raporton tutje CNN.

Vuçiq i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për nxitje të tensioneve duke marrë “vendime të panumërta e të njëanshme”.

Kryetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 policë, dhanë dorëheqjen muajin e kaluar në shenjë proteste ndaj një vendimeve të qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat e veturave të lëshuara nga Beogradi me ato të lëshuara nga Prishtina.

Kosova më vonë ra dakord ta shtyjë vendimin dhe Beogradi u pajtua se do ta ndalojë lëshimin e targave të reja serbe të veturave.

"Ndërkohë, Beogradi dhe Prishtina po zhvillojnë bisedime në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve dhe BE ka prezantuar tashmë një plan", shkruan në fund CNN.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit