E konsideronte hasëm/ Autori i vrasjes së Briken Sanajt hyri ilegalisht në Shqipëri, organizoi atentatin në kohë rekord

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2022, 15:04

Më 30 tetor të këtij viti në kompleksin rezidencial "Kodra e Diellit", Tiranë u vra 39-vjeçari Briken Sanaj.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Vladimir(Valmir) Kola dhe motivi deri më tani mbetet hakmarrja. Së fundmi është mësuar se për kryerjen e atentatit, Kola ka ardhur nga Belgjika në Podgoricë dhe më pas në Shqipëri pak ditë para atentatit.

Ai ka hyrë ilegalisht në vendin tonë pasi nuk rezulton të jetë i regjistruar në TIMS. Kamerat e sigurisë kanë filmuar Kolën në një lokal në Lezhë duke iu marrë makinën tip "Benz" dy shtetasve nga Kosova. Këtë makinë ai e përdori në atentat dhe e dogji menjëherë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë Domjes.

Pak orë para se të vriste Sanajn, Vladimir Kola është filmuar te "Rruga e Kosovarëve" ku ka marrë një taksi dhe është nisur drejt Lezhës. Por atë natë ai ka udhëtuar nga Lezha drejt "Kodrës së Diellit" për të vrarë 39-vjeçarin Briken Sanaj pasi e konsideronte si hasmin e tij.

Në të gjitha këto pamje ai ka veshur të njëjtat rroba dhe hetuesit kanë dyshime se ai e ka organizuar dhe kryer atentatin në kohë rekord pasi u largua po mbrëmjen e 30 tetorit jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit