Gjykata e Vlorës ka sekuestruar 500 mijë euro pasuri që rezulton në emrin e 46-vjeçarit nga Vlora , i identifikuar si Viktor Shoraj.
Sekuestrimi i vlerës monetare në fjalë ka ardhur pasi dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.
Njoftimi i Gjykatës:
Vlorë/Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kanë burim veprimtari të ndryshme kriminale. Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, e kryer nga një 46-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, nga veprimtaritë kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 529 , të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurisë në pronësi të shtetasit Viktor Shoraj alias R. T., 46 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike, në shtetin Italian. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 46-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 500 000 euro, konkretisht: