Musliu: Policët në veri po mbeten pa ushqim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 14:11

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend. Ndërsa që tash e dy ditë disa rrugë mbesin të bllokuara për shkak të barrikadave që kanë ngritur banorët serb në këtë pjesë.

Kryetarja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura.

Ajo ka thënë se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinje duke shtuar se po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

Banorët serb në veri dalin në rrugë tek barrikadat në fshatin Rudare

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qendrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjëndjen e policëve. Urgjentisht të gjëndet një mundësi që të bëjë ndrrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta”, shkroi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit