Gruaja dhunohet se i kërkoi llogari për mesazhet që i vinin në telefon, burri i grushton brinjët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.12.2022, 13:47

Një grua u dhunua nga i shoqi mbasi e gjeti atë duke folur në telefon dhe kur kërkoi që t’i shikojë mesazhet, i riu reagoi dhunshëm duke e qëlluar me grushta në brinjë. Nëna e dy fëmijëve sipas dosjes që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al tha në polici se grindja mes të dyve kulmoi në momentin që ajo kuptoi se partneri po krijonte një varësi të çuditshme nga telefoni. Sipas akteve të dosjes pranë policisë, i dyshuari me inicialet D.M ka qenë i qetë deri mbas çdo komenti që gruaja bënte kur e shikonte me telefon në dorë.

“I kërkova telefonin bashkëshortit për t’u sqaruar unë se çfarë po ndodhte se po i vinin mesazhe nga një numër telefoni dhe ai nuk po reagonte ndaj fjalëve të mia. Ishte i fokusuar tek telefoni. Ai në këtë çast u revoltua dhe filloi të bërtasë e të kundërshtojë dhe reagimi i parë qe një goditje me grusht në kokë dhe grushtat e tjerë në brinjë”.

Sipas Gazeta Si denoncuesja kujton për policinë se “paqtuesja” dhe dëshmitarja okulare ishte vjehrra që ndërhyri dhe i ndau.

“Vjehrra më tha të dilja përjashta sa të qetësohej. Telefoni iu thye. Nuk pranova të dal, doja të shikoja telefonin se me kë po fliste dhe vjehrra më tha më mirë të mbyllesha në dhomën tjetër sa të qetësohej gjendja. Vjehrra më duket se e kuptoi që doja të veja në polici dhe nuk m’u nda. Qëndruam bashkë në një dhomë të mbyllura. Kur dolëm D. M kishte ikur. Por u kthye në mesnatë dhe më kërkoi të merrja fëmijët, plaçket, rrobat e trupit dhe të kthehesha tek prindërit,”– rrëfente gruaja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit