Prindërit nuk thonë kot ‘hani fruta dhe perime’, ja si ndikojnë në shëndetin e trupit tonë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.12.2022, 13:27

Studimi i ri pohon se personat që i përfshinin më shumë perimet në dietën e tyre kishin vinin re përmirësim të kujtesës. Më poshtë do të lexoni se cilat ushqime ndikojnë më shumë në trurin tonë.

I keni dëgjuar prindërit tuaj që ju thonë ‘hani frutat dhe perimet"? Padyshim që po dhe kanë të drejtë. Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet më të shëndetshme në planet. Ato i sigurojnë trupit një sërë vitaminash, mineralesh, fibrash dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore si antioksidantët, të cilët janë shumë të rëndësishëm për një shëndet të mirë dhe për uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe kanceri, dy shkaqe të rëndësishme të vdekjes.

Sipas një studimi të ri, të publikuar nëntorin e kaluar në revistën shkencore Neurology, njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime të pasura me antioksidantë, të cilat janë të bollshme në disa fruta dhe perime, mund të kenë një shkallë të reduktuar të humbjes së kujtesës. “Nivelet e larta të antioksidantëve të frutave dhe perimeve, duke përfshirë polifenolet, flavonolet dhe komponimet e tjera bioaktive, reduktojnë inflamacionin në trup, gjë që mund të kontribuojë në humbjen e kujtesës”, thotë një dietolog klinik amerikan.

Për të arritur këto përfundime, studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush në Çikago ndoqën 961 pjesëmarrës me një moshë mesatare 81 vjeç për rreth shtatë vjet. Rezultatet treguan se ata që konsumuan më shumë flavonole kishin një rënie të kujtesës prej 0.4 pikësh më pak për dekadë, krahasuar me ata që kishin konsum të pamjaftueshëm të flavonolit.

Kështu ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve të pasura me flavonole antioksidante mund të zvogëlojë humbjen e kujtesës kur kombinohet me ushtrime të rregullta dhe aktivitete që aktivizojnë mendjen.

Cilat janë këto fruta dhe perime?

Kryesisht molla, brokoli, lakra jeshile, vaj ulliri, portokalli, dardha, spinaqi dhe domatet. Duke qenë se përveç këtyre ka edhe ushqime të tjera që i kanë këto veti, sekreti është të hani shumëllojshmëri. Rregulli i përgjithshëm është se sa më të errëta të jenë frutat dhe perimet, aq më e lartë është përmbajtja e flavonolit, thonë ekspertët, me manaferrat në krye dhe perimet me gjethe të errëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit