Tensionet në veri/ 1 mijë ushtarë në Kosovë, Serbia çon përpara synimin e saj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.12.2022, 13:28

Është e pakuptueshme arsyeja përse po e bën, por Serbia vijon të çojë përpara planin për të dërguar 1 mijë forca ushtarake në Kosovë, në kuadër të tensioneve që po ndodhin në Mitrovicën e Veriut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri me dije se qeveria e Serbisë pas seancës së 15 dhjetorit do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar ushtarë në territorin e Kosovës.

Kjo u lajmërua që me 8 dhjetor nga Beogradi zyrtar, por duket e pakuptimtë arsyeja përse ata kërkojnë të çojnë forcat e tyre në Mitrovicën e Veriut, në një kohë kur gjithë tensionet po shkaktohen nga qytetarët serbë.

E gjithë kjo ngjarje vjen pas kërkesës së Kosovës për ndryshimin e targave të gjithë qytetarëve serbë, por edhe prej faktit që qeveria ka nisur të kërkojë llogari dhe po planifikon t’i trajtojë serbët si qytetarë normalë.

Deri më tani ata nuk paguajnë asnjë taksë apo faturë ndaj shtetit të Kosovës, teksa janë përgjegjës për një kontrabandë të madhe mallrash serbë, që futen në shtetin e Kosovës së mënyrë të paligjshme dhe ndikojnë negativisht në ekonominë e tregut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit