Xhulio Imeri është një shqiptar që ditën e djeshme ka mahnitur jurinë e "The Voice Greece" me zërin e tij të bukur.
Shqiptari arriti që me këngën "Stay With Me" të bëjë për vete 4 anëtarët e jurisë, Konstantinos Argyros, Panos Mouzourakis, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas. Të katër anëtarët e jurisë kthyen karriget por në fund shqiptari zgjodhi këngëtaren Elena Paparizou.
Ai u prezantua te juria si një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra, por që kohët e fundit jetonte në Greqi, me të dashurën greke Dhimitra, ndërsa gjuhën greke e fliste pak.
Postimi i shqiptarit:
Ishte dite e gjate shume.
Emocione te forta.
Mendime shume.
"A do ja dal? A jam mjaftueshem i mire"
Para se te shkoja ne ate skene, kisha ankth, isha nervoz, i gezuar dhe ne te njejten kohe i frikesuar.
Nje skene e madhe, audience me shume njerez para meje dhe kater njerez me karrike te kthyera kundrejt meje.
Artista qe kane bere histori.
Dhe ashtu sic isha ne keto mendime, pasi ngjita shkallet per te shkuar ne ate skene, i thashe vetes sime qe do bej ate qe di te bej me mire; te kendoj para njerezve, te jap shpirtin, te bej njerezit te ndjejne dicka.
Ata jane aty per mua, dhe juristet jane ate per mua gjithashtu. Te me degjojne mua, duhet t'i bej te ndjejne dicka...
Dhe ate bera! Edhe pse jo perfekte, kendoi zemra dhe shpirti!
Jam shume falenderues qe te gjithe u kthyen, me dhane nje shans per te shkuar me tutje. Te kendoj ne nje skene te madhe, ne TV para shume njerezve.
Kur po kendoja u ndjeva nervoz por u ndjeva si ne shtepine time. U mundova te jem i fokusuar por edhe ta shijoja te gjithe performancen.
Kam shume gjera per te thene persa i perket atyre 90 sekondave qe isha ne ate skene. Teme tjeter per nje video tjeter ne ditet ne vijim ndoshta.
Dhe keshtu nis rrugetimi im ne The Voice of Greece!
Dhe kujt ja mirrte mendja qe une do mirrja pjese ne nje show te tille por ja ku jam! Jeta te surprizon nanjehere
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.