Ligji ndaloi seksin para martese/ Guvernatori i Balit qetëson turistët: Nuk jeni të rrezikuar, nëse…

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.12.2022, 11:45

Turistët në Bali nuk do të vihen në rrezik nga kodi penal i sapo ratifikuar i Indonezisë. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i ishullit, duke hedhur kështu poshtë shqetësimet se ligjet e rishikuara që përfshijnë nene që kriminalizojnë seksin para martesës mund të trembin turistët nga brigjet e tij.

Parlamenti i Indonezisë miratoi jsvën e kakuar projektligjin që ndalon gjithashtu bashkëjetesën mes çifteve të pamartuara.

Duke kërkuar të qetësojë turistët, guvernatori i Balit, Wayan Koster, theksoi se ligjet e reja, do të hyjnë në veprim vetëm nëse do të ketë një ankesë nga një prind, bashkëshorti ose fëmija.

“Ata që e vizitojnë ose jetojnë në Bali nuk do të duhet të shqetësohen për hyrjen në fuqi të Kodit Penal Indonezian. Nuk do të ketë kontroll mbi statusin martesor pas regjistrimit në çdo akomodim turistik, si hotele, vila, apartamente, shtëpi pritjeje etj”, tha Wayan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit