Me probleme në lëvizje që kur ishte 3-vjeç, Elti në klasën e 9-të kërkon ndihmë për të ecur si të tjerët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2022, 11:53

Elti Kute është një 15-vjeçar i cili ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi ka probleme me lëvizjen e këmbëve. Elti aktualisht vazhdon klasën e 9-të, në shkollën "Aleks Buda" në Cërrik por në moshën 3-vjeçare ka patur probleme me këmbët, pasi njëra ishte më e gjatë se tjetra.

Tani që është 15-vjeç gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka nevojë për dy operacione në Turqi. Familjarët e tij po mbledhin para që ai të mund të kryejë dy operacionet por shuma e kërkuar prej 30 mijë dollarësh i kalon limitet e tyre.

Ata kanë hapur një llogari në "Gofundme" dhe iu bëjnë thirrje shqiptarëve që ta ndihmojnë Eltin që ai të vazhdojë jetën si bashkëmoshatarët e tij.

Apeli:

Nxënës i klasës së 9 në shkollën "Aleks Buda" Cërrik. Që në moshën 3 vjeçare Elti Kute ka pasur probleme me këmbën.Ai u diagnostifikua me një gjëndje të rrallë e cila bën që Elti të ketë probleme në lëvizje.Në moshën 11 vjeçare Elti ka pasur nevojë te mbajë paterica. Sot Elti është 15 vjeç dhe gjëndja e tij është përkeqësuar. Gjatë vizitave të bëra rregullisht doktoret e lajmeruan se i vetmi shpetim per te eshte operacioni ne Turqi. Gjatë një viti Eltit i duhet të kryej dy operacione. Shuma e synuar prej 30 000$ do të mbulojë jo vetëm shpenzimet e operacionit por gjithashtu edhe shpenzimet e qëndrimit në spital për një kohë prej dy javësh. Me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj shpresojmë që të arrijmë të ndryshojmë jetën e një djali i cili ka gjithë jetën përpara! Faleminderit!

Linku GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit