Tragjike në Kumanovë: 36-vjeçari vdes në aksident

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 11:15

Një 36-vjeçar nga fshati Llojan i komunës së Likovës ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Tabanoc-Kumanovë, njofton Policia e Kumanovës.

“Sot në ora 01:20 në Sektorin për Punë të Brendshme-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tabanoc-Kumanovë, makina “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 36 vjeçari A.A. nga fshati Llojan, komuna e Likovës ka dalë nga rruga dhe për pasoj 36 vjeçari ka mbetur i vdekur në vendngjarje. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i ndihmës së shpejtë”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit