Mbyllen shkollat në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 10:57

Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës aktuale të sigurisë, konfirmoi drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviq, për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk dha detaje se deri kur nuk do të shkojnë nxënësit në shkollë, por vetëm tha se një vendim i tillë është marrë të dielën mbrëma.

“Me shumë gjasa” është marrë nga institucionet kompetente, tha ai.

Shkollat në pjesën veriore të Kosovës funksionojnë nën sistemin e Serbisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit