Gjashtë fëmijë, katër prej të cilëve janë shpëtuar, ranë në liqenin e ngrirë Babbs Mill Lake, në Britaninë e Madhe, pasi akulli u ça. Raportohet se të katër fëmijët janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa për dy të tjerë vazhdojnë ende kërkimet.
Lajmin e konfirmoi edhe Policia e West Midlands. “Ne jemi aktualisht në skenën e një incidenti të rëndë në Babbs Mill Park, Fordbridge Road, Kingshurst, Solihull. Një numër fëmijësh janë nxjerrë nga një liqen dhe po transportohen në spital.
Ata besohet se janë në një gjendje kritike. Po punojmë me zjarrë-shpëtim, dhe kolegë të ambulancës në vendngjarje dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme në kohën e duhur”, tha policia.
Nga ana tjetër komandanti i zonës së shërbimit zjarrfikës të West Midlands, Richard Stanton, tha: “Pas shpëtimit të katër fëmijëve, ne kemi vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit për të konfirmuar nëse ka pasur të tjerë në ujë.
Këshilla mjekësore specialistike na janë dhënë në vendngjarje, duke pasur parasysh temperaturën e ujit, duke pasur parasysh moshën e atyre që kanë hyrë në ujë dhe sasinë e kohës që kanë qenë atje”.