Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan nuk i ndal provokimet ndaj Greqisë. Këtë herë, ai kërcënon se do të godasë Athinën me raketa TAYFUN.
Duke cituar Edoganin, gazetari turk, Ragip Soylu, në një shënim në Twitter shkruan: “Ai tha se Greqia ka frikë nga raketat tona. Ata thonë se raketat TAYFUN do të godasin Athinën, do ta godasin, nëse nuk qëndrojnë të qetë."
Rreth një muaj më parë Erdogan kishte përmendur në një intervistë për ndërtimin e një sistemi raketor, se raketa TAYFUN përshkon një rreze prej 561 km, ndërsa shtoi me ironi se ky informacion i ka futur në panik grekët.
“Testet Tayfun e çmendën Greqinë. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë teknologjinë e raketave dhe të rrisim rrezen e saj. Sigurisht që edhe grekët janë të shqetësuar, po arrijmë në Athinë”, ka thënë ndër të tjera ai.