Media britanike: Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2022, 07:41

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman po përgatitet për një goditje tjetër ndaj emigrantëve shqiptarë.

Kështu shkruan tabloidi britanik "TheSun" në një lajm ekskluziv ku thuhet se ky statistikat tronditëse tregojnë se për 12,000 shqiptarë ende nuk janë marrë në shqyrtim kërkesat e tyre për azil pasi kanë qenë në Britani për gjashtë muaj.

Kryeministri britanik Rishi Sunak u ka thënë deputetëve konservatorë privatisht se rregullimi i kufijve të thyer të Britanisë është "përparësia e tij numër një". Ai ka qenë duke punuar me Sekretaren e Brendshme në një plan top-sekret për të ashpërsuar masat për emigrantët që mbërrijnë me gomone nga Kanali Anglez. Një zyrtar i lartë i qeverisë i tha The Sun të dielën:

Ne duam të themi diçka së shpejti para Krishtlindjeve. Një paketë e plotë masash për të goditur gomonet e Kanalit, për të ulur faturën e hoteleve për azilkërkuesit dhe për të kthyer kërkuesit fals pritet në Vitin e Ri.

Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone deri më tani këtë vit. Tatimpaguesit britanik po paguajnë 6.8 milionë paund çdo ditë për faturat e hoteleve për azilkërkuesit. Më shumë se një e katërta e tyre janë shqiptarë. Shumë pretendojnë se janë skllevër të kohës moderne, në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të jetojnë në Britani. Por ministrat mendojnë se ligji i prezantuar nga Theresa May është shumë i butë. Ata duan të forcojnë kompetencat për të arrestuar dhe deportuar emigrantët që mbërrijnë me gomone. Ministrat kanë marrë një zotim për të mbajtur të fshehtë planin e tyre të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit