Një ngjarje e rëndë që sipas mediave në Maqedoni ka ndodhur në tetor të vitit 2019, është bërë publike së fundmi.
Një mësimdhënëse e shkollës “Jovçe Tesliçkov”, me inicialet B.S është sulmuar nga një nxënës.
Siç shihet në videon e publikuar nga Televizioni Kanal 5, nxënësi ushtron dhunë ndaj mësimdhënëses, e cila tenton të largohet e të mbrojë vetën.
Siç raportohet, drejtor në atë kohë ishte personi me iniciale O.K., i cili sipas burimit të mediave maqedonase nuk kishte marrë masat e duhura.
Të dhënat që janë dhënë nga Kanal 5 dhe që aktualisht do të jenë anonime për publikun janë si më poshtë:
– Profesori i ngacmuar ka inicialet B. S. nga OSU “Jovçe Tesliçkov”
– Nuk dihet identiteti i studentëve që e ngacmojnë
– Ngjarja/ngacmimi ndodh në shkollën ekonomike në Veles – “Jovçe Tesliçkov”
– Drejtori i shkollës në atë kohë ishte O.K. dhe drejtori aktual i së njëjtës shkollë është një person me inicialet V.T.