Aksident i rëndë në Pogradec/ Përplaset një person me biçikletë, shoferi ikën nga vendngjarja

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.12.2022, 20:13

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Pogradec. Një automjet ka përplasur një person, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

Burime për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se gjëndja shëndetësore e të plagosurit është e rëndë.

Ende nuk ka një njoftim nga policia e Pogradecit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit