Mbi 50% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë, rritja e çmimeve zbrazi xhepat e tyre

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 11.12.2022, 19:57

Gjysma e shqiptarëve zyrtarisht janë duke jetuar në prag të vaftërisë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, shqiptarët po jetojnë me afro 5.5 dollarë në ditë, një vlerë të ardhurash mjaft e ulët për një jetesë normale.

Shkak i kësaj gjendje është bërë kriza e çmimeve dhe mos shpërndarja e parave të mbledhura nga qeveria nga taksapaguesit. Inflacioni zhvlerësoi lekun dhe shqiptarët me të njejtat shuma parash u detyruan të blejnë më pak produkte për jetesën.

Ndonëse qeveria mblodhi më shumë se 500 milionë euro taksa shtesë nga shqiptarët në këtë periudhë krize, vetëm 57.5 milionë u kthyen atyre mbrapsht si ndihmë. Kjo mbështetje nga qeveria ka qenë e pamjaftueshme sipas ekspertëve të ekonomisë, të cilët fajsojnë ata për varfërinë e shqiptarëve.

“Përgjegjëse është qeveria qendrore që duhet të zgjidhë këtë çështje. Shqipëria ka mbrojtjen sociale më të vogël dhe është e rëndësishme sot sepse me rritjen e inflacionit është rritur dhe varfëria. Ne akoma nuk kemi një akt ligjor lidhur me përcaktimin e minimumit jetik. 5.5 dollarë për frymë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, absolutisht që nuk përballohet jetesa dhe për këtë arsye kemi një emigracion, një nga arsyet që ne po humbim më shumë fuqi punëtore sepse kjo shumë është e pamjaftueshme” tha Romina Radonshiqi për MCN TV.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit