Investitorët në Mbretërinë e Bashkuar po blejnë hotele për t'i transformuar ato në strehimore emigrantësh.
Hetimi, i nisur nga DailyMail, zbulon se një firmë, Payman Club, e drejtuar nga Na'im Anis Payman, ka blerë 12 prona për këtë qëllim në më pak se dy vjet.
Konkretisht H&H Hotels, fiton 11 £ milion (13.48 milion dollarë) në vit nga strehimi i migrantëve.
Kompanitë kanë përfituar nga kolapsi i industrisë së turizmit në Mbretërinë e Bashkuar të nxitur nga bllokimet e qeverisë gjatë pandemisë.
Hotelet më pas kalohen për t'u përdorur nga një kompani e quajtur Serco, përgjegjëse për strehimin e emigrantëve në MB, e cila merr 150 £ për emigrant në ditë.
Këtë vit rreth 50,000 njerëz do të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht përmes gomoneve që kalojnë Kanalin Anglez.
Shumica janë aktualisht strehuar në 140 hotele në të gjithë vendin, duke i kushtuar taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar 6.8 milionë funte në ditë.
H&H Hotels, e cila u krijua vitin e kaluar dhe drejtohet nga 32-vjeçari egjiptian Hassan Arif, aktualisht drejton ose nënkontrakton hotele për emigrantët në Skegness, Wisbech, Brighton, Eastbourne, Blackpool, Great Yarmouth dhe Londër.
Pavarësisht se është e ligjshme, janë bërë përpjekje lokale për të parandaluar këtë praktikë, të cilat të gjitha kanë dështuar.
Payman, 28 vjeç, është me origjinë gjermane iraniane dhe është rritur në Shqipëri, me lidhje të forta biznesi me vendin ku gjysma e të gjithë emigrantëve që kalojnë Kanalin mendohet se e kanë origjinën, të ndihmuar nga bandat e organizuara kriminale shqiptare.