CNN shkruan për ariun e shpëtuar në Shqipëri: U mbajt rob për 20 vite!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 11.12.2022, 16:34

Mark ishte një prej arinjve të fundit që mbaheshin si dekor nga restorantet në Shqipëri. Ai mbahej në një kafaz hekuri në një restorant në Tiranë për më shumë se 20 vitesh. Lajmi për shpëtimin e tij e ka përcjell edhe CNN.

“Pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, Marku, i fundit nga arinjtë e restorantit të Shqipërisë, ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e tij të re, një vendstrehim kafshësh në Austri. Marku, një ari i murrmë 24-vjeçar. Ai u shpëtua më 7 dhjetor dhe mbërriti në shtëpinë e tij të re” – shkruan CNN në artikullin e botuar.

Ariu udhëtoi fillimisht në Maqedoninë e Veriut, më pas në Greqi, në Bullgari, Rumani dhe Hungari përpara se të arrinte më në fund në Austri.

Marku do t'i bashkohet tre arinjve të tjerë të shpëtuar që jetojnë në 14,000 metra katrorë mjedis natyror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit