Karta e studentit nuk i ofron thuajse asgjë studentëve në Tiranë. Uljet nëpërmjet saj variojnë nga 3% deri në 15% për shërbime që i kanë të përditshme. Nëse një student i duhet të blej në market ushqime, nga karta përfiton vetëm 3% ulje. Nëse studentët hanë ushqim në mensa, po ashtu ulja është e papërfillshme me vetëm 5%.
Nëse një student ka nevojë për ilaçe, ulja në farmaci është rreth 10 % dhe nëse një student blen një libër, me kartën e studentit nuk përfiton më shumë se 10% ulje të vlerës së çmimit. Sipas tyre uljet duhet të ishin më të mëdha pasi në vlerat 5% dhe 10%, nuk është se po kusejnë para.
“Thjesht kam një kartë më shumë në portofol, asgjë tjetër.
Nuk janë të vlefshme uljet që ka karta e studentëve.
Ne studentëve nuk na hynë në punë ai 10% ulje” – thonë disa studentë për Ora News.