E denoncoi JOQ/ Gjobitet ‘Lali i Lushnjes’, hyri kundravajtje në një aks rrugor

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 11.12.2022, 15:25

Një ditë më parë në redaksinë e JOQ Albania mbërriti video e një të riu i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë. I vetëquajturi 'Lali', i riu hyri kundravajtje në segmentin rrugor Lushnje – Çermë duke u bërë shkak aksidenti. Policia e Fierit, pas videos së shpërndarë nga JOQ, ka reaguar duke e gjobitur drejtuesin e mjetit tip 'Audi'.

Ai është gjobitur me 40 mijë lekë të reja dhe heqjen e patentës. Sipas Policisë, shtetasi M.S., dispononte leje drejtimi të huaj, e për pasojë masa e gjobës është dyfishuar në pamundësi për të tërhequr patentën.

Njoftimi;

Lushnjë

Qarkullonte me automjet në sens të kundërt, Policia ndalon dhe ndëshkon drejtuesin e automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Fier, bazuar në informacionet e marra për një shtetas që drejtonte automjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor "Lushnjë-Çermë", bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. S.

Në zbatim të neneve 174/1/a, 19, 22 dhe 127/3 të Kodit Rrugor, shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, masën administrative 40 000 lekë të rinj, bashkë me masën plotësuese "Pezullimi i lejes së drejtimit". Duke qenë se shtetasi M. S. ka vetëm leje drejtimi të huaj, masa plotësuese u konvertua me pagesën e dyfishit të masës administrative maksimale, të parashikuar për normën e shkelur, të Kodit Rrugor të vendit tonë.

Policia Rrugore Fier fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit