Në botë po projektohet tualeti “smart” i cili do të ndihmojë të dallojë sëmundjet e zorrëve përpara se të shfaqen simptomat.
Tualeti është pajisur me sensor që analizon tingujt që lëshohen gjatë kohës që e përdorni dhe sistemi inteligjent klasifikon të dhënat e grumbulluara.
Gjatë provave ka rezultuar që ka identifikuar kolerën dhe sëmundje të tjera kronike.
Sensorit i janë instaluar edhe skanimet e audiogrameve në mënyrë që algoritmi të funksiononte.
“Shpresa është që ky sensor, i cili është i vogël në përmasa dhe jo invaziv, mund të shpërndahet në zona ku epidemia e kolerës është një rrezik i vazhdueshëm”, tha një prej inxhinierëve.