Sulmet serbe ndaj EULEX në veri të Kosovës, Borrell: Largoni barrikadat, nuk do toleroheni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.12.2022, 13:14

Situata në veri të Kosovës është më e tensionuar se kurrë pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiç.

Disa sulme të njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare në veri të vendit po shihen si alarm serioz për sigurinë e Kosovës.

Gjatë gjithë orëve të vona të natës, ka pasur shpërthime e të shtëna armësh në disa zona.

Sipas mediave kosovare, dy shpërthime të fuqishme rreth orës 1:30 pas mesnate dhe 03:00 janë dëgjuar pranë zonës së Zveçanit.

Barrikadat janë përforcuar gjatë natës me makineri të rëndë, sidomos në fshatin Soqanicë dhe Rudare, ndërsa janë vendosur edhe tenda për qytetarët të cilët po qëndrojnë tek barrikadat.

Ndërkohë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të largohen menjëherë “nga grupet e serbëve të Kosovës”.

“Barrikadat duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të restaurohet”, shkroi Borrell në Twitter.

Situatën në këtë pjesë të Kosovës janë duke e monitoruar Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit