Plagosja në Pejë, i dyshuari është mësues

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.12.2022, 13:03

Mëngjesin e sotëm në restorantin Ora në fshatin Baran i Epërm në Pejë një person është plagosur me armë zjarri. I dyshuari për këtë rast ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia, teksa vitkima është dërguar në spital.

Siç raporton gazeta Sinjali, nga Spitali Rajonal i Pejës, kanë bërë me dije se personi që është pranuar në këtë qendër për trajtim mjekësor është Flamur Krasniqi, i cili po trajtohet në repartin e Otorpedisë. Raportohet se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari që e ka plagosur Krasniqin është Shkelzen Gashi nga fshati Buqan, i cili me profesion është mësues. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Baran i Epërm në Pejë ka të shtëna me armë zjarri dhe një person është lënduar. Policia me urgjencë është nis në vendin e ngjarjes, me të arritur rrugës e kanë takuar familjen e viktimës të cilët ishin duke e dërguar të plagosurin në spital”, tha Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit