Përdorim masiv i duhanit në ambientet e mbyllura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.12.2022, 09:47

Gjatë sezonit veror duhanpirësit në pjesën më të madhe frekuentonin ambientet të hapura të lokaleve. Tani kur temperaturat kanë filluar të zbresin dhe qytetarët frekuentojnë ambientet e mbyllura për të konsumuar kafe apo diçka tjetër, askush nuk i ndalon duhanpirësit që kafen ta shoqërojnë me cigare. Dukuria është masive edhe pse me Ligj janë përcaktuar qartë vendet ku në lokalet mund të përdoret duhani

Pothuajse në të gjithë objektet të mbyllura në Dibër konsumohet duhani. Lokalet gjithmonë kanë duhanpirës edhe pse disa klientë ankohen nga tymi i madh që mbizotëron nëpër kafenetë nga pirja e duhanit. Ligji është i saktë dhe si i tillë thotë se në ambientet e mbyllura është i ndalur përdorimi i duhanit. Nga ana tjetër inspektorët në këtë sferë thonë se ka patur raste kur kanë dënuar dhe shtojnë se nuk mund të kontrollojnë objektet 24 orë. Gjatë sezonit veror duhanpirësit në pjesën më të madhe frekuentonin ambientet të hapura të lokaleve. Tani kur temperaturat kanë filluar të zbresin dhe qytetarët frekuentojnë ambientet e mbyllura për të konsumuar kafe apo diçka tjetër, askush nuk i ndalon duhanpirësit që kafen ta shoqërojnë me cigare. Dukuria është masive edhe pse me Ligj janë përcaktuar qartë vendet ku në lokalet mund të përdoret duhani.

Në lidhje me këtë mos respektim të ligjit biseduam edhe me përfaqësues të inspektorëve të kësaj sfere. Inspektori shtetëror i tregut Nermin Kadriu për gazetën KOHA tregon se inspektorët dhe policia deri tani kanë ndërmarrë disa aktivitete, por edhe ka pasur gjoba. Ai nuk precizon numrin e gjobave por thotë se gjithmonë kur janë bë kontrolle këtë sezon në ambientet e mbyllura atje ku ka patur probleme dhe nuk është respektuar ligji, janë ndërmarrë masat e parapara me ligj.

“Por, inspektorët dhe organet e tjera nuk mund të kontrollojnë 24 orë situatën nëpër lokale”, Kardiu. Sipas tij, janë dënuar në të kaluarën edhe pronarët e objekteve shërbyese por edhe klientë të cilët kanë përdorur duhan. Por, klientë te shumtë që frekuentojnë ambientet të lokaleve të mbyllura nuk thonë ashtu.

Ata potencojnë se pothuajse në të gjithë lokalet në Dibër konsumohet duhani. Duhani konsumohet edhe atje ku shërbehen ushqime dhe jo vetëm pije. Të theksojmë se kjo ndodhë edhe nëpër ëmbëltoret e Dibrës. Dukuria e përdorimit të duhanit në lokalet e mbyllura sidomos ka marrë përmasa të gjëra pas pandemisë. Problemi kryesor është që në sezonin në të cilin ndodhemi për shkak të temperaturave të ulëta, klientët vijnë dhe hanë jo në tavernat por në ambientet e mbyllura. Revolti sidomos është i madh nga dibranët të cilët nuk përdorin duhan por. Afrim. Sh. është 52 vjeçar dhe thotë se në Dibër as nga së afërmi nuk respektohet ligji për duhanpirje. “Nuk besoj se ka lokale ku nuk përdoret duhani meqë vet frekuentoj shumë lokale. Asnjëherë nuk kam përdorur duhanin dhe me të vërtetë përdorimi i duhanit më shkakton probleme shëndetësore. Organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin”, thotë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit