Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.12.2022, 07:54
Inflacioni mund të godasë shëndetin mendor po aq sa portofolin tuaj, sipas ekspertëve. Me rritjen e çmimeve që nuk ndalet, ekspertët psikiatër e psikologë këshillojnë më shumë vëmendje ndaj këtij ‘problemi’ jo shumë të dukshëm… Sipas Monitor, kostoja e jetesës po rritet, duke krijuar pasiguri të re ekonomike në fund të dy viteve shumë të pasigurta. Ekspertët thonë se rezultati mund të jetë më shumë tendosje mendore, stres dhe ankth. Kujtojmë se inflacioni në muajin shtator arriti 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vjet që nga dhjetori i vitit 1998.
Në vetvete, inflacioni nuk është domosdoshmërisht i lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor. Ndikimi tek individët varet shumë nga situata financiare. Nëse të ardhurat e një personi nuk rriten së bashku me inflacionin, ata mund të përfundojnë në gjendje më të keqe financiare. Dhe njerëzit, të ardhurat e të cilëve kryesisht shkojnë për gjërat bazë të domosdoshme si ushqimi dhe karburanti, duke i shtuar faktin që kanë të ardhura të ulëta, do priren të vuajnë më së shumti kur inflacioni është i lartë. Rezultati i inflacionit të vazhdueshëm, pra, mund të jetë thellimi i pabarazisë ekonomike, një problem që ekzistonte shumë përpara pandemisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR