Portugalia është eliminuar nga Kupa e Botës mbrëmjen e sotme pas ndeshjes me Marokun.
Cristiano Ronaldo u fut në fushë në minutën e 51-të ndeshjes dhe pavarësisht paraqitjes së tij nuk bëri dot diferencë në rezultatin e portugezëve.
Pas fërshëllimës së fundit Ronaldo u largua nga fusha me lot në sy pasi ky ishte Botërori i tij i fundit.
Partnerja e tij Gerogina Rodriguez ka reaguar e zhgënjyer në lidhje me rezultatin dhe zgjedhjen e trajnerit të Portugalisë.
Në një postim në Instastory ajo ka shkruar:
Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të gabuar. Ai shok për të cilin ke respekt dhe e admiron. I njëjti që të futi në lojë, e pa si ndryshoi gjithçka, por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë, armën më të fortë. Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, por mësuam. Të adhurojmë.