Në Konispol fermerët ankohen se nuk kanë punëtorë: Kanë emigruar të gjithë, shumë keq këtë vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2022, 17:56

Emigrimi i shqiptarëve dhe kryesisht të rinjve po vihet re te mungesa e krahut të punës. Ky vit ka shënuar një prodhim masiv të mandarinës, që eksportohet drejtë vendeve të Bashikimit Europian por fermerët ankohen se nuk kanë punëtorë.

Në Konispol fermerët e mandarinave po përballen me mungesën e punëtorëve pasi nuk kanë si të vjelin prodhimet e tyre. Bil Haxhiu është një fermer nga Konispoli i cili çdo vit kërkon puntor për vjeljen e mandarinës.

Këtë vit ai po has vështirësi në gjetjen e punëtorëve pasi thotë se të rinjtë kanë emigruar të gjithë.

Bil Haxhiu:

Këtë vit e ndiem shumë mungesën. Vitet e tjera ishte më ndryshe. Emigrimi i të rinjve, më përpara vinin të rinjtë. Kemi bër kapanone për të fjetur dhe nuk vijnë, vijnë shumë pak.

Shpëtimi është një i ri nga Fieri që punon në ngarkimin e kamionëve me mandarina. Ai thotë se pagat janë shumë më të kënaqshme, se sa në zonën e tij.

Jam shumë i kënaqur, paga është shumë e mirë. Po të punosh ka punë, po të mos punosh, i bie që të rrish rrugëve. Problemi qëndron se nuk ka punëtorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit