U hodh nga kati i 86-të i ‘Empire State Building’ dhe mbijetoi/ Historia e tmerrshme e Elvita Adams

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.12.2022, 13:27

Empire State Building është një nga ndërtesat më të larta dhe më historike në botë. Ndodhet në New York dhe përveç se është një atraksion i njohur për turistët që mbërrijnë në qytet, ajo ka qenë e lidhur edhe me shumë vetëvrasje.

Që nga inaugurimi i saj, më shumë se 30 persona kanë kryer vetëvrasje duke u rrëzuar nga maja e ndërtesës.

Vetëvrasjet ndodhën në vitin 2004 dhe 2006, më e fundit në janar 2010, kur një avokat ra nga kati i 69-të. Megjithatë, vetëm një person vendosi të hidhej nga kjo ndërtesë dhe arriti të jetonte.

Ajo është Elvita Adams, e cila më 2 dhjetor 1979, në moshën 29-vjeçare, donte t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i 86-të i Empire State Building. Sipas History of Yesterday, vajza e re në atë kohë ishte pushuar nga puna dhe po luftonte për të përballuar jetesën.

Rreth orës 20.00, atë ditë, Adams u ngjit në ndërtesë dhe u hodh. Megjithatë, sado tronditëse të tingëllojë, ajo arriti të jetonte. Kjo pasi era e fortë që po frynte në atë moment e shtyu drejt ndërtesës dhe ajo u ul një kat më poshtë. Në ballkonin e katit 85.

Aty u gjet nga roja i sigurisë, i cili e dëgjoi duke bërtitur nga dhimbjet. Gruaja u dërgua në spital ku u konstatua se kishte rënë të fikët. Që atëherë ajo nuk ka guxuar të bëjë më diçka të ngjashme, por mbetet në histori si i vetmi person që u hodh nga maja e Empire State Building dhe jetoi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit