Një deputet në Gjermani ka shkaktuar zemërim te qytetarët, pasi braktisi familjen e tij për të filluar një jetë të re me ish të dashurën e tij.
Hagen Reinhold, 44 vjeç, është anëtar i Partisë Demokratike të Lirë (FDP), pjesë e koalicionit aktual qeverisës të Gjermanisë dhe ka qenë deputet në detyrë që nga viti 2017.
Ai ishte i martuar me 51-vjeçaren Karoline Preisler, edhe kjo deputete e së njëjtës parti politike, për 16 vjet. E dashura e tij e re është Annina Semmelhaack, e cila, me pseudonimin Annina Ucatis, shfaqej në filma porno ku u bë e njohur për gjoksin e saj të madh.
Ucatis, 43 vjeç, tani shpreson të kandidojë për FDP në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm dhe filloi të marrë pjesë në seancat e mentorimit me Reinhold, nga ku mori jetë dhe u zhvillua shpejt marrëdhënia e tyre, raporton Daily Mail.
E diplomuarja e ekonomisë ishte e martuar më parë me manjatin e pasurive të paluajtshme milioner Theodor Semmelhaack, 65 vjeç dhe drejtonte agjencinë e tij të pasurive të paluajtshme, Holsteiner Grund & Boden.
Nga ana tjetër Preisler, ish gruaja e deputetit, ka reaguar përmes një shënimi në Twitter. Ajo shkruan: “Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Pas vitesh lidhje me Hagen Reinhold dhe politikës në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, kam diçka të re për të bërë."
Ajo tha se po kthehet në Berlin dhe madje do të heqë dorë nga puna e saj si deputete në Mecklenburg-Vorpommern, në Gjermaninë verilindore.
