Policia spanjolle sekuestron disa ton kokainë në Atlantik, i përkiste mafias shqiptare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.12.2022, 10:50

Policia spanjolle ka arritur të mbyllë me sukses një operacion të madh, duke ndaluar një anie brenda së cilës u gjetën disa ton kokainë, e ardhur nga Amerika Latine.

Në këtë ndërhyrje të zhvilluar në Oqeanin Atlantik, mediat spanjolle raportojnë se policia ka arrestuar edhe disa persona, pa përcaktuar ende qartë numrin e tyre, por edhe sasinë e drogës.

Mes detajesh të tjera raportohet se pas kësaj sasie të frikshme kokaine fshihet një organizatë mafioze shqiptare me qendër në Galicia dhe në Amerikën e Jugut.

Në vitet e fundit trafikantët shqiptarë kanë arritur të marrin përsipër edhe transportin e kokainës direkt nga Amerika Latine për në Europë, një ndërmarrje, që i ka bërë ata pronarë të qindra miliona eurove.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit