FMN ndez “sirenën” e radhës: Me amnistinë fiskale rrezikohet hyrja në BE, monitoroni siç duhet PPP-të

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.12.2022, 09:50

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vazhdon të paralajmërojë qeverinë tonë se në rast se aplikon amnistinë fiskale, do të pësojë dëme të rënda në ekonomi, por edhe në rrugën për në Bashkimin Evropian.

Sipas FMN, amnistia rrezikon pastrim masiv të parave, në një kohë kur ekonomia është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës dhe një rritjeje të paprecedentë të çmimeve të pasurive të paluajtshme.

FMN bën thirrje gjithashtu për konsolidim fiskal dhe kontroll më të mirë të PPP-ve të famshme, të cilat po i marrin miliona euro shqiptarëve nga abuzimi dhe vjedhja e zyrtarëve të lartë.

Drejtorët e FMN theksojnë rëndësinë e daljes sa më të shpejtë nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020.

Drejtorët bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal. FMN thekson se plotësimi i këtyre kërkesave ose jo do të jetë kritik në pranimin ose jo të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit